Balla: Operacione nga toka dhe ajri kundër kultivimit të narkotikëve

TIRANË, 18 korrik/ATSH/ Policia e Shtetit vijon operacionet nga toka dhe ajri, për të goditur kultivimin, prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla përgëzoi sot Policinë e Shtetit në Shkodër, Mirditë e Tiranë, për operacionet e shumta në bashkëpunim me prokuroritë përkatëse.
Balla theksoi se falë këtyre operacioneve u asgjësuan mbi 30 mijë bimë narkotike, si dhe u sekuestrua një sasi kokaine,ndërsa u proceduan 6 shtetas.
Brenda një viti, Policia e Shtetit ka goditur 61 grupe kriminale dhe ka organizuar 129 operacione ndërkombëtare me agjencitë partnere.
/m.m/r.e/