Begaj uron Von der Leyen: Punojmë drejt finalizimit të anëtarësimit në BE

TIRANË, 18 korrik/ATSH/ Presidenti Bajram Begaj uroi sot Ursula von der Leyen për rizgjedhjen si Presidente e Komisionit Evropian.
Në mesazhin e tij të urimit, Kreu i Shtetit u shpreh se “presim me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë të Shqipërisë me BE-në, ndërsa punojmë drejt finalizimit të anëtarësimit tonë”.
Parlamenti Evropian rizgjodhi sot Ursula von der Leyen për një mandat të dytë si presidente e Komisionit Evropian me 401 vota.
Von der Leyen duhej të merrte një shumicë prej të paktën 361 votash në dhomën prej 720 vendesh për t’u rizgjedhur në votimin e fshehtë.
/m.m/r.e/