SOFT NEWS – Pse është e detyrueshme veshja e bardhë në Wimbledon?

LONDËR, 18 korrik /ATSH/ – Për tenisistët, paketimi i valixhes për Wimbledon është një eksperiencë unike, shkruan focus.it.
Po, sepse ndryshe nga sa ndodh në turnetë e tjerë, për turneun prestigjioz të Londrës nuk ka zgjedhje të vështira për sa i përket veshjeve: pa ngjyra të ndezura apo kombinime, pasi e vetmja ngjyrë e lejuar është e bardha, madje edhe të brendshmet e tenistëve.
Kodi i veshjes së Wimbledon është në fakt një nga elementët që e dallon turneun.
Vitet e fundit, me shpërthimin e ngjyrave në veshje sportive, Wimbledon është bërë edhe më rigoroz.
Një arsye pse Wimbledon insiston në të bardhën është tradita.
Tenisi është luajtur kryesisht në veshje të bardha që nga origjina e tij, në fund të shekullit XIX.
Burrat mbanin pantallona fanellate dhe gratë çorape të gjata poshtë fundeve, por gjithmonë rreptësisht të bardha.
Megjithatë, rregullorja është shtrënguar me kalimin e kohës dhe tani si veshjet ashtu edhe këpucët duhet të jenë pothuajse tërësisht të bardha – madje edhe variantet e kremit dhe fildishit janë të ndaluara.
Të gjithë ata që hyjnë në një fushë të Wimbledon, nga kampioni në fuqi te lojtarët e tjerë luajnë duke u veshur me të bardha./ /os/