E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balla: Padi ndaj Berishës, më ka kërcënuar me vrasje

“Unë do t’i kërkoj Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste që edhe ne të depozitojmë më Prokurorinë e Përgjithshme një kallzim penal ndaj shtetasit Sali Rama Berisha, lindur në Viçidol dhe banues në Tiranë, i datëlindjes 15.10.1944, për kërcënim të drejtpërdrejtë për vrasje”, tha Balla.

Ai kujtoi se më 22 korrik 2008 në seancën plenare të kuvendit të Shqipërisë, Berisha e ka kërcënuar se do ta vrasë. “Ti nuk shkel më i gjallë në Kuvendin e Shqipërisë. Ky ka qenë rasti i përsëritur sepse vetëm pak kohë më parë Sali Berisha më ka kërcënuar për vrasje përmes torturës: “Ta bëj fytyrën si këpuca””, kujtoi deputeti i PS.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›