E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balla Po blihet vota. Berisha perdor para te pista

Deputeti socialist Taulant Balla akuzoi kryeministrin Sali Berisha se po përdor para të pista për të blerë votën e shqiptarëve. Në një komunikim për mediat, Balla theksoi se për këtë qëllim po përdoren edhe euro të falsifikuara.

“Saliu dhe Luli i Saliut e dinë mirë që shqiptarët nuk kanë për t’i votuar ata kurrë më. Prandaj Saliu ka vendosur të përdorë paratë e pista të korrupsionit, vjedhjeve e kontrabandës për të intimiduar e për të blerë mediat. Ka vendosur së fundi të përdorë edhe dollarë e euro false në një përpjekje për të blerë vota e për të korruptuar procesin zgjedhor” tha Balla.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›