E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD Tabaku Rama jo zgjidhje. Ka alternative vetem shpifjen

Maxhoranca reagon ndaj deklaratave të kryebashkiakut Rama se qeveria i ka ditët e numëruara. Jorida Tabakut, dhe kandidate e demokratëve për kryetare të Këshillit Bashkiak të Tiranës thotë  se Edi Rama ka alternativë të vetme shpifjen dhe sulmet personale ndaj kundërshtarit.

“Shpifja dhe trillimi absurd ndaj kundërshtarit dhe familjarëve të tij mbetet e vetmja alternativë që Edi Rama ofron si bilanc i katër viteve në bashkinë e Tiranës. Kjo politikë e dështuar e shpifjes dhe përbaltjes nuk krijon asnjë vend të ri pune, nuk ul çmimet, nuk ndërton asnjë park të ri, asnjë shkollë të re dhe asnjë kopësht të ri, nuk tregon se ku shkojnë taksat e qytetarëve të cilët rriten vit pas viti, nuk zgjidh kolapsin e trafikut dhe nuk ul ndotjen e qytetit” tha Tabaku.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›