E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove Gjykata Kushtetuese shpalos vendimin per presidentin

Gjykata Kushtetuese e Kosoves publikoi sot vendimin e plote me te cilin ajo e shpall jo kushtetuese zgjedhjen e presidentit te Kosoves. Ne vendim thuhet se zgjedhja e Behgjet Pacollit ne postin e presidentit pa asnje kunder kandidat paraqet shkelje nenit 86 te Kushtetutes se Kosoves ndersa jo kushtetuese vleresohet edhe mungesa e kuorumit ne kohen e votimit.

Parlamenti i Kosoves zgjodhi me 22 shkurt  me 62 vota per 4 kunder dhe nje vote te pavlefshme Behgjet Pacollin ne postin e presidentit te Kosoves. Ai u zgjodh ne raundin e trete te votimeve pasi qe ne dy raundet e para ai mori 54 perkatesisht 58 vota ndersa do te duhej te kishte 80 sosh. Votimi u be me 67 deputet te pranishem ne sallen e Parlamentit ndersa zoti Pacolli ishte kandidati i vetem.

Ne vendimin e gjykates thuhet se neni 86 i Kushtetutes se Kosoves permend ne menyre te qarte se duhet te kete me shume se nje kandidat ne te tri raundet e votimeve.

Gjykata e ka vleresuar si jo kushtetues edhe faktin se ne seancen e 22 shkurtit nuk kishte kuorum prej dy te tretave te deputeteve te Parlamentit ne kohen kur u mbajt raundi i pare dhe i dyte i zgjedhjes se presidentit. Ne ate kohe ne salle do te duhet te ishin te pakten 80 deputete.

Gjykata nuk ka dhene asnje propozim per rruget e tejkalimit te situates se krijuar.

Presidenti Pacolli ka paralajmeruar nderkaq se do te veproje ne pajtim me vendimin e Gjykates Kushtetuese dhe se do te rikandidohet nese do te kete nje rivotim per postin e presidentit.

Nderkohe kryeministri i Kosoves Hashim Thaci paralajmeroi se brenda javes qe vjen do te do te merren veprime konkrete per zgjidhjen e situates se krijuar ne vend. Ai tha se Qeveria e Kosoves nuk eshte indiferente ndaj zhvillimeve te fundit qe kane ndodhur ne vend dhe respekton vendimin e Gjykates Kushtetuese.

Ne si Qeveri por edhe individe me pergjegjesi te larta shteterore politike por edhe si qytetare te Kosoves do te angazhohemi per veprime te shpejta konkrete dhe ne perputhje te plote me Kushtetuten ligjet dhe normat demokratike te vendit tone ne menyre qe te vazhdojme me zgjedhjen e duhur dhe te shpejte te ceshtjeve. Do te plotesojme kete agjende qe e kemi para nesh besoj shume shpejt qe javen tjeter si Kuvendi i Kosoves partite politike por edhe partneret e koalicionit tha kryeministri Thaci.

Zgjedhja e presidentit pasoi marreveshjen ndermjet Partise Demokratike te kryeministrit Hashim Thaci dhe Aleances Kosova e Re te presidentit Behgjet Pacolli per krijimin e koalicionit qeverises. Kjo marreveshje e cila ka nxitur mospajtime edhe brenda Partise Demokratike eshte kundershtuar nga opozita e cila e ka pershendetur vendimin e gjykates kushtetuese. Kryeministri Thaci i beri thirrje edhe opozites qe te jete pjese e zgjidhjes se situates se krijuar ne vend.

Besoj ne rolin pozitiv dhe aktiv edhe te opozites per cka edhe i ftoj per participim aktiv ne jeten demokratike tha kryeministri Thaci

Kjo eshte hera e dyte qe Gjykata Kushtetuese shqyrton ceshtje qe kane te bejne me presidentin e vendit. Heren e pare nje vendim i tille kushtezoi zgjedhjet e parakohshme ne vend. Ne shtator te vitit te kaluar ajo nxori perfundimin se ish presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu kishte shkelur kushtetuten duke mbajtur dy poste njeheresh ate te presidentit te vendit dhe te kryetarit te Lidhjes Demokratike te Kosoves. Pas atij vendimi presidenti dha doreheqje duke krijuar nje situate te re politike qe u pasua nga zgjedhjet e parakohshme

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›