E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjinushi Te ndryshoje kodi. Qendrimi i OSBE-se i pavend

Aleati i Partise Socialiste Skender Gjinushi vazhdon te kembengule per ndryshimin e kodit zgjedhor. Ai e konsideroi te pavend qendriminn  e ambasadorit te OSBE-se sipas te cilit ndryshimi mund te behet vetem pas zgjedhjeve lokale te tete majit.

“Shqipërisë i duhen zgjedhje të lira dhe jo zgjedhje të rradhës. Vota e lirë është për shqiptarët, jo për partitë siç duan të thonë disa. OSBE-ja dhe BE-ja kanë detyrimin që t’i kërkojnë politikës shqiptare plotësimin e kushteve dhe të standarteve zgjedhore dhe mos lejojnë një farsë të re elektorale, të fshehur pas deklaratave demagogjike. BE me 12 rekomandimet e veta kërkon plotësim standartesh dhe zbatim të rekomandimeve” tha Gjinushi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›