E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Balla: Policia e Shtetit po godet rrjetet e shpërndarësve të lëndëve narkotike

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla i ka bërë thirrje Policisë së Shtetit që të shkojë te kokat e grupeve kriminale sa më shpejt.

Ai u shpreh se qytetarët shqiptarë presin që Policia e Shtetit të marrë sa më shumë përgjegjësi, dhe të vendosë shkatërrimin e rrjeteve të shpërndarësve të lëndëve narkotike prioritet kryesor.

“Policia e Shtetit po godet rrjetet e shpërndarësve të lëndëve narkotike duke shënuar rezultate konkrete, siç janë aksionet e fundit në Tiranë dhe Sarandë. Ndërsa pres më shumë rezultate në ditët e ardhshme, ripërsëris domosdoshmërinë që të shkohet tek “kokat” e këtyre grupeve kriminale sa më shpejt. Publiku dhe çdo familje shqiptare presin që Policia e Shtetit të marrë më shumë përgjegjësi ndaj çdo të riu e të reje, madje dhe adoleshentë, të cilët nuk i dinë sot sa duhet rreziqet e mëdha për shëndetin dhe familjet e tyre, ndërsa bien në grackën e narkotikëve. Prandaj Policia e Shtetit duhet ta vendosë shkatërrimin e rrjeteve të shpërndarësve të lëndëve narkotike në një prioritet kryesor”, shkruan Balla në rrjetin social Facebook.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›