Balla: Prokuroria të hetojë për Jalën

I kërkojmë institucioneve të drejtësisë në vend të kryejë hetime për strukturat qeveritare për çështjen e Jalës. Kështu është shprehur Deputeti i Partisë Socialiste Tauland Balla në seancën e sotme plenare. Sipas tij prokuroria duhet të hetojë për të gjitha veprimet që janë kryer nga policia ndërtimore si dhe nga institucione të tjera. Balla u shpreh gjithashtu se qeveria duhet të kërkojë falje për ato deklaratat e shprehura në kurriz të Bankës Botërore dhe se qeverisë i takon të hetojë për korrupsion sepse paneli i inspektimit të bankës nuk është gjykatë. Berisha duhet të sqarojë pse dhëndri i tij i ka kërkuar me anë të një letre Bankës Botërore të prishen ndërtimet në Jalë u shpreh Balla.