E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jala,Olldashi:Opozita ti kërkojë falje qeverisë

Opozita duhet t'u kërkojë falje si strukturave të qeverisë ashtu edhe banorëve të zonës së Jalës. Kështu u shpreh Ministri i Transporteve Sokol Olldashi në kuvend. Sipas Olldashit asnjë nga zyrtarët e qeverisë nuk hetohet për projektin e Bankës Botërore. "Prisja ndjesë publike për gjithë akuzat që qëllimisht u hodh baltë në këtë sallë dhe jastë saj. Zotëria bën mirë që të citojë nga raporti i Bankës Botërore këtë pikë ku thuhet se: askush nga zyrtarët e qeverisë nuk është hetuar dhe nuk hetohet për korrupsion u shpreh Olldashi. Ministri konsideroi se me këtë çështje vetëm sa po hidhet baltë mbi qeverinë duke marrë shkas se drejtor i projekteve është dhëndri i kryeministrit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›