Braçe:Çështja e Jalës, ende nuk është mbyllur

Deputeti i Partisë Socialiste në seancën e sotme është shprehur se qeveria është nxituar kur u shpreh çështja në bregdetin e Jalës është mbyllur ku sipas Braçes në raportin e Bankës Botërore kjo çështe nuk është mbyllur ende. Gjithashtu Braçe u shpreh se përshëndet deklarimin e kryeministrit Berisha do të njohë vendimet e Gjykatës Kushtetuese lidhur me ligjin e dosjeve. Sipas Braçes qeveria duhet të zbatojë edhe vendimet e kësaj gjykate për problemin e banorëve që jetojnë në shtëpitë ish pronarëve. Dhënia e kredisë nga qeveria për këta banorë është një alternativë diskriminuese dhe antikushtetuese u shpreh Braçe.