Dosjet, Paloka: Opozita në mbrojtje të krimeve të komunizmit
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, u shpreh në Kuvend, se debati për ligjin e lustracionit dëshmon se opozita kërkon të mbrojë krimet e komunizmit. Gjatë debatit të lirë në seancë plenare, zoti Paloka solli në vëmendje 20 shkurtin e vitit 1991, datë kur shqiptarët më në fund arritën të rrëzojnë simbolet e diktaturës. Fatkeqësisht pas 18 vjetësh, diskutohet ende në parlament dhe në shoqërinë shqiptare, nëse duhet të dënohen apo jo krimet e komunizmit u shpreh Paloka. Sipas tij ka një opozitë dhe disa parti politike të majta, që megjitëse flasin për politikë të re, fatkeqësisht vazhdojnë të ruajnë llogoret e partisë së tyre të vjetër dhe diskutimi i ligjit të lustracionit e tregon qartë këtë