E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulku: Ndal krimit në bulevard

“Duam paqe e lumturi, jemi së bashku se dimë të zgjedhim e të luftojmë optimizëm, një forcë që i jep energji popullit të vet, është burim i ndryshimit. Kjo kohë ka vetëm një emër, Sali Berisha”. Kështu deklaroi deputetja e PD- së Rajmonda Bulku gjatë koncertit festiv të PD-së në sheshin “Nënë Tereza”.
 

“Të dashur studentë, ne ishim forca e regjimit të komunizmit, me gjithë bustet e jemi qytetarët që nuk braktisëm kujtesën ndërsa të humburit janë pala që e humbën kujtesën. Ne jemi ndryshe nga pala me kujtesë të trembur. Jemi këtu për t`iu thënë ndaj krimit në bulevard. Duam mirëkuptim sepse dimë të zgjedhim e sjellim optimizëm”.
 

Ndërkaq, nën një atmosferë festive, ka qënë këngëtarja Ciljeta Xhilaga që ka hapur koncertin festiv të mazhorancës.
 

Simpatizantët e Partisë Demokratike festojnë përkujtimin e 20-vjetorit të shembjes së bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha .
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›