Tubimi festiv i FRPD flet Berisha

Nga tubimi i sotem iljeta ilaga pret Berishen ne tribune
Raportim direkt nga sheshi Nene Tereza
Tirane 20 Shkurt 2011 NOA 8211 Koncerti festiv i organizuar nga Forumi Rinor i Partise Demokratike eshte celur nga iljeta ilaga e cila dhe drejton spektaklin.
Ajo ftoi te kendojne para mijera te pranishmeve fillimisht kengetaren Jonida Maliqi qe shoqerohej nga Big Basta.
Pas tyre kane kenduar pjesetaret e grupit Tingulli 3 dhe menjehere me pas e ka marre fjalen Rajmonda Bulku deputete e PD.
Deputetja Bulku tha se e djathta eshte e vetmja force qe sjell ndryshimin ne vend.
Ajo u shpreh se PD-ja ndryshe nga pjesa tjeter e politikes ka kujtese dhe se mitingu festiv eshte nje menyre per ti thene ndal demonstratave te dhunshme te PS-se.
Ndryshimi yne qendron te kujtesa ne jemi ndryshe nga vala me kujtese te trembur
Jemi ketu port ti thene ndal demonstrates qe vret ne bulevard tha ajo. Bulku shtoi se populli do paqe dhe mirekuptim.
Jemi se bashku se dime te perfaqesojme dhe te zgjedhim. Nje force qe i jep energji popullit te vet eshte burim i perhershem i ndryshimit. Kjo force ka vetem nje emer Sali Berisha tha Bulku.
Ketu vijuan ovacionet e te pranishmeve. Pas Rajmonda Bulkut qe foli vetem pak caste rinisi koncerti me kengetarin Florian Mumajesi.
Pas tij showgirl iljeta ilaga ka ftuar kengetaren e njohur Eranda Libohova e cila gjithashtu ka kenduar nje kenge rinore.
Koncerti vijoi me kengetaren Juliana Pasha ndersa si interval mes dy kengeve ishte kujtesa e bere nga iljeta ilaga.
Me te nisur kenga ajo u nderpre dhe u njoftua se kishte mberritur kryeministri Sali Berisha.
Kenga nuk vazhdoi me dhe ne tribune u ngjit Berisha.
Kryeministri Sali Berisha u shpreh ne festen e 20 vjetorit te rrezimit te bustit te diktatorit se 20 vite me pare PD-ja shenoi fitoren me te madhe ne historine e kombit me rrezimin e komunizmit me te eger ne Evrope.
Ai u shpreh se kjo eshte date e shenuar ku duhet te kujtohen te gjithe te rinte dhe studentet qe rrezuan bustin.
Jemi mbledhur sot ne kete shesh te festojme se bashku nje nga ngjarjet me te rendesishem ne historine e dinjitetit te qytetareve shqiptare 20 shkurtin diten e rrezimit te shtatores se diktatorit dhe diten kombetare te kujtimit te viktimave te komunizmit. Gezuar diten e lirise tha Berisha.
Ai u shpreh se kjo eshte dita e ngadhenjimit mbi shtypjen e eger dhe poshterimit ndaj se keqes me te madhe qe shqiptaret kane njohur.
me tej ai i ftoi te pranishmit per nje minute heshtje ne shenje respekti per te renet e komunizmit.
Vijon raportim ne kohe reale
Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme