E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balla: Pse hesht Berisha për pasurinë e Priftit

Në komunikimin me median, Prifti është shprehur se Berisha e ka për detyrë t’u japë përgjigje shqiptarëve për ministrat e tij.

“Ndërkohë që të gjithë shqiptarët numërojnë qindarkat për të shtuar një produkt ushqimor më shumë në tryezën e tyre. Edhe dje Sali Berisha refuzoi të japë përgjigje për milionat e Dritan Priftit”, thotë Balla për reporterët.

Ai kërkoi nga Berisha t’u shpjegojë shqiptarëve se si ministri Prifti ka shtuar pasurinë e tij, ndërkohë që sipas tij, kreu i Ekonomisë duhet të japë shpjegime nëse ka paguar tatimet shtetit shqiptar prej 1.8 milionë eure.

“Sali Berisha a mund ti tregosh shqiptarëve se si ka mundësi që fabrika që s’prodhoi asnjë tullë, jo vetëm që i siguroi Dritan Priftit 1.8 milionë euro fitim, por siç po del çdo ditë në dritë, Ministri yt i Ekonomisë paska shlyer edhe 1.7 milionë euro kredi. I kërkojmë sot Sali Berishës ti shpjegojë para shqiptarëve se çfarë pazari ka mbyllur me Ilir Metën një vit më parë, dhe sa është vlera e këtij pazari. Një nga ministrat e pazarit për një vit ka përfituar 1.8 milionë Euro. A ka mundësi ti tregoni shqiptarëve sa e keni mbyllur pazarin?”, vijoi deputeti opozitar Taulant Balla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›