Reshjet demtohet shtylla 35 kv Fushe Arrez-Tuc

CEZ Shperndarje njofton se moti i keq dhe rreshjet e medha te bores kane demtuar njeren prej shtyllave 35 kv te linjes 35 kv Fushe Arrez-Tuc. Per kete arsye banoret e fshatit Tuc ne Fushe- Arrez jane pa energji elektrike. Shtylla eshte shkaterruar plotesisht dhe per shkak te motit te keq dhe terrenit te veshtire ekipit te mirembajtjes te CEZ Shperndarje do ti duhen deri ne tre dite kohe per ta zevendesuar ate dhe per te riparuar linjen. Mungesa e energjise elektrike per fshatin Tuc do te vazhdoj deri ne riparimin e plote te linjes. Duke kerkuar mirekuptimin e banoreve te zones CEZ Shperndarje premton se eshte e angazhuar ne zgjidhjen sa me te shpejte te ketij problemi.