Balla: Sa kohë Berisha drejton PD, kjo parti do të ketë vizion rrëmujën

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot se sa kohë Sali Berisha të drejtojë PD, kjo parti do të ketë vizion rrëmujën, program vandalizmin dhe ekip katrahurën.Përmes një postimi në rrjetin social facebook numri dy i PS Balla i bën thirrje Lulzim Bashës të dalë dhe distancohet nga dhuna. “Sa kohë Sali Berisha të drejtojë PD, kjo parti do të ketë vizion rremujen, program vandalizmin dhe ekip katrahuren! Lulezim Basha ku je futur? Dil dhe distancohu nga dhuna apo s’e ben dot, s’ke faj”, tha ai.