E Enjte, 5 Nëntor 2026

PD Korçë: Në fillim të pandemisë 1/3 e bizneseve mbyllën aktivitetin

Selia e Partisë Demokratike dega Korçë ka dale me nje deklaratë për mediat duke bërë të ditur thellimin  e krizës ekomomike, efektete e së cilës po godasin sipërmarrjet dhe bizneset në Korçë dhe kudo, duke fundosur ekonomitë lokale. Në prononcimin  e saj zëdhënësja e kësaj partie Klara Bici shprehet se në muajt  e parë të pandemisë 1/3 e bizneseve mbyllën aktivitetin e tyre.

Më tej Bici bën me dije se Bashkia e Korçës nuk I përjashtoi lokalet nga taksat,por I mbyti në gjoba bizneset që ishin në pamundësi për të shlyer detyrimet.

Në fund të fjalës së saj Bici vë theksin tek varfëria e cila është kthyer në skamje të pashpresë, që shumëfishohet nga shpërfillja dhe arrogance e këtij pushteti

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›