E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu jep doreheqjen vleresohet per punen e tij ne krye te shtetit

UPDATE- Presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu dha sot doreheqjen nga posti i Presidentit. Doreheqjen ai e beri publike ne nje konference per media ku iu drejtua te gjithe opinionit kosovar.

Doreheqja e tij ka ardhur si shkak i vendimit te Gjykates Kushtetuese e cila kishte vleresuar se Sejdiu ka bere shkelje te rende kushtetuese me mbajtjen e dy posteve si President i vendit dhe njeheresh kryetar i LDK-se edhe pse Sejdiu e kishe ngrire kete te dyten.

Pas doreheqjes se presidentit Fatmir Sejdiu ka patur reagime te shumta nga e gjithe klasa politike dhe prezenca nderkombetare ne Kosove. Mes te tjerash gjithe spektri politik ne Kosove ka vleresuar kontributin e Fatmir Sejdiut ne krye te shtetit.



Thaci vlereson vendmin e Sejdiut
Kryeministri i Republikes se Kosoves Hashim Thaci e vlereson doreheqjen e Presidentit Fatmir Sejdiu si vendimin institucional dhe shteteror.


Kushtetuta e Republikes se Kosoves eshte burimi i demokracise se vendit tone dhe respektimi i saj eshte obligim i te gjitheve. Te gjitha vendimet e ardhshme te intitucioneve te Republikes se Kosoves do te jene ne pajtueshmeri me Kushtetuten ligjet dhe nevojat e shtetit dhe shoqerise sone thuhet ne njoftimin e Zyres se Kryeministrit kosovar.



LDK doreheqja akt moral
Kryesia e Lidhjes Demokratike te Kosoves ne mbledhjen e mbajtur te henen e ka cmuar si akt te lart moral doreheqjen e presidentit te Kosoves Fatmir Sejdiu nga pozicioni i presidentit te vendit.


Kryesia e LDK-se nepermjet nje njoftimi per media vlereson se doreheqja e presidentit Sejdiu eshte nje akt i sakrifices se tij per interesat madhore te Republikes se Kosoves dhe te qytetareve te saj perkrahjen e te cileve ai e pati gjithmone.

Kryesia e LDK-se vlereson se presidenti Sejdiu gjate kohes se udheheqjes se vendit ka punuar me urtesi dije dhe perkushtim te jashtezakonshem.

Megjithese presidenti Sejdiu ka marre vetem nje njoftim nga Gjykata Kushtetuese dhe jo aktgjykimin e saj sic do te duhej ai ka dhene doreheqje duke deshmuar edhe nje here dhe shume fuqishem devotshmerine e tij te madhe per shtetin tone dhe te ardhmen e tij euroatlantike.


Presidenti Sejdiu e ka marre udheheqjen e vendit ne nje moment teper te ndjeshem pas vdekjes se presidentit historik te Kosoves Ibrahim Rugova. Presidenti Sejdiu e ka vijuar politiken e urte dhe largpamese te presidentit Rugova duke u prire me vizion proceseve te veshtira politike ne vend thuhet ne kete njoftim.



Feith falenderon Sejdiun per sherbimin
Perfaqesuesi Civil Nderkombetar Pieter Feith ka mirepritur vendimin e presidentit te Kosoves Fatmir Sejdiu per doreheqjen e tij nga posti i presidentit.


E mirepres vendimin e Sejdiut pas shpalljes se vendimit nga Gjykata. Deshiroj ta falenderoj Sejdiun per sherbimin dhe perkushtimin e tij ndaj popullit dhe Republikes se Kosoves gjate gjithe kohes se presidences se tij. Ai ka qene udheheqes kyc ne nje kohe historike dhe i pershendes arritjet e tij thuhet ne njoftimin e Zyres se ICO-se.


Feith ne njoftimin e tij thote se perparesia me e larte gjithnje duhet dhene besueshmerise dhe funksionimit te institucioneve te Republikes se Kosoves dhe te Kushtetutes se saj.


Republika e Kosoves po perballet me sfida te verteta. Ajo po punon qe te arrije me shume perparim drejt Bashkimit Evropian ajo po perpiqet te arrije me shume njohje dhe i duhen me shume investime. Mundesite e saj per ti arritur keto qellime jane rritur dhe reputacioni i saj eshte forcuar me konfirmimin e sotem se Kushtetuta e Kosoves eshte e fuqishme dhe institucionet e saj e respektojne sundimin e ligjit. Une jam konsultuar me Kryetarin e Kuvendit te Kosoves dhe e mirepres gatishmerine e tij qe ti kryeje pergjegjesite e tij sipas Kushtetutes se Kosoves thuhet ne njoftimin e ICO-se.


Feith u ka bere thirrje te gjithe perfaqesuesve politik qe te tregojne aftesi te udheheqjes ne interes shteteror dhe te sigurojne nje tranzicion te lehte te Presidences. Jam i sigurt se sistemi politik i Kosoves eshte shume i afte per ti ndermarre hapat e nevojshem per te siguruar vazhdimesine institucionale ka thene Feith.



Krasniqi Nuk do te kete vakum institucional
Kryetari i Kuvendit te Kosoves Jakup Krasniqi tha se ne Kosove nuk do te kete vakum institucional.Ai i beri keto komente pas doreheqjes se presidentit Fatmir Sejdiu

Krasniqi gjithashtu tha se se shpejti do te therrase perfaqesuesit e partive parlamentare per te diskutar zgjedhjen e presidentit te ri te vendit.



Sejdiu Kushtetuesja u ngut

Presidenti i Republikes se Kosoves Fatmir Sejdiu pas kthimit nga vizita ne New York tha te shtunen se eshte informuar lidhur me vendimin e Gjykates Kushtetuese por nuk e ka marre ende zyrtarisht nderkaq qendrimin e tij lidhur me kete ceshtje tha se do ta paraqese pasi ta studioje vendimin.

Gjykata Kushtetuese e Kosoves mbreme ka njoftuar se shkelja ka te beje me mbajtjen e njekohshme te postit te presidentit te Republikes dhe te kryetarit te Lidhjes Demokratike te Kosoves.

Kreu i shtetit te Kosoves me te arritur ne Aeroportin e Prishtines gjate nje konference per media vleresoi se Gjykata Kushtetuese eshte ngutur ndersa sipas tij per hapat e metejme Gjykata nuk sugjeron se cfare duhet te behet.

Ndryshe neni 91 i Kushtetutes rregullon ceshtjen e shkarkimit te Presidentit.

Presidenti i Republikes se Kosoves mund te shkarkohet nga Kuvendi nese ai/ajo eshte denuar per kryerjen e krimit te rende ose nese ai/ajo nuk eshte i/e afte per te ushtruar pergjegjesite e ketij posti per shkak te semundjes se rende ose nese Gjykata Kushtetuese ka percaktuar se ai/ajo ka bere shkelje te rende te Kushtetutes thuhet ne Kushtetute. /Telegrafi/



Presidenti para doreheqjes

Presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu ka gjasa qe te jape doreheqje nga pozita e te parit te shtetit pas vendimit te Gjykates Kushtetuese se ai ka kryer shkelje serioze te Kushtetutes respektivisht te nenit 88.

Burime te gazetes Koha Ditore te aferta me presidentin nuk e kane perjashtuar mundesine qe kete akt Sejdiu ta bej publik menjehere pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Doreheqja sipas burimeve te gazetes do te konsiderohej si akt burreror pasi presidenti gjithmone eshte thirrur si institucionalist.

Shmangia e Sejdiut nga posti i presidentit sipas tyre nuk pritet te percillet me krize institucionale pasi nje gje e tille nuk deshirojne ta shohin as perfaqesuesit e shteteve mike.

Per kapercimin e situates jane duke u bere pergatitjet qe pasuesi i Sejdiut i cili do te propozohej nga LDK-ja te siguronte edhe votat e deputeteve te PDK-se. Deri ne zgjedhjen e presidentit te ri pergjegjesit e njeriut te pare te shtetit do te delegoheshin te kryeparlamentari. /Telegrafi/



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›