Hidhet ne ere makina ska te lenduar

Nje makine eshte hedhur ne ere ne Konispol diten e djeshme por fatmiresisht nga shperthimi nuk ka asnje te lenduar. Ngjarja ndodhi ne oret e para te mengjesit kur nje makine tip BMW ne pronesi te Dritan Zotos ka shperthyer. Gjate atyre momenteve makina ishte e parkuar dhe mbi te nuk ndodhej asnjeri por nga shperthimi ka mbetur i shkaterruar plotesisht mjeti dhe eshte demtuar pjeserisht nje ndertese aty afer. Policia ka mberritur ne vendngjarje dhe pas hetimeve ka dale ne perfundimin se ne pjesen e poshtme te automjetit ishte vendosur nje sasi lende eksplozivi. Per momentin nuk dihen autoret dhe shkaqet e ngjarjes por fatmiresisht nuk ka deme njerezore.