E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla: Visho Ajazi, i pasigurt për ti besuar informacionet e klasifikuara të NATO-s

Deputeti socialist, Taulant Balla, e konsideron të papranueshëm faktin që kryetari i ri i SHISH, Visho Ajazi, është emëruar aty pa konsultime paraprake me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një deklaratë të tij për gazetën Tema, Balla thekson se zëvendësimi i kreut te SHISH “pa një konsultim paraprak me partnerin tone te madh Shtetet e Bashkuara te Amerikës, konfirmon synimet e errëta te Sali Berishës për ta rivendosur ketë shërbim te inteligjencës ne shërbim te pushtetit. Dua te kujtoj se emërimi i drejtorit te larguar zoti Shaqiri ne vitin 2004 u krye ne konsultim te plote me ambasadën e SHBA ne Tirane. Ky konsultim është i detyrueshëm për shkak te angazhimeve dhe detyrimeve qe burojnë nga te qenurit vend anëtar i NATO-s. Zëvendësuesi i zotit Shaqiri nuk plotëson kriteret e besueshmërisë se mbajtjes dhe transmetimit te informacioneve te klasifikuara.

Deklarata e Ballës pason deklaratën e ambasadorit Arvizu ditën e djeshme, i cili konfirmoi se për ndryshimet në ShISh, ishte njoftuar nga media dhe se qeveria nuk ishte konsultuar me të.

Visho Ajazi duhet të pajiset me një certifikatë sigurie për informacionin e klasifikuar nga vendet e NATO-s, në të cilën luan rol dhe mendimi i SHBA-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›