Të rinjë korçarë protestojnë për prishjen e Shtëpisë Muze
Pas prishjes se shtëpisë monument kulture ne Korçe, disa te rinj te qytetit kane dale para godinës se shembur dhe kane protestuar. Për disa minuta ata kane qëndruar me fotografitë e vjetra ne dore, foto te cilat tregojnë për ngritjen e flamurit ne këtë shtëpi, prej ku Korça u shpall krahine autonome. Me shirita ne krah ata kane apeluar ndaj institucioneve qe te rruajne vlerat e Korçës, te cilat sipas tyre janë dëmtuar nga viti ne vit. Shtëpia muze u gjet e shkatërruar dy dite me pare, por ende nuk dihen shkaqet dhe personat qe kane kryer këtë veprim. Bashkia ka bere një denoncim ne prokurori e cila ka nisur hetimet, por ende nuk ka asnjë informacion qe te hedhe drite mbi autoret e kësaj masakre kulturore.