E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha dënon fjalimin e Presidentit të Iranit

 "Me deklaratën e tij të fundit se nuk do ketë vend në Lindjen e Mesme për Izraelin, Presidenti i Iranit, Ahmedinaxhad, dëshmon në mënyrë të përsëritur se ai ndan me Hitlerin dhe Lejtenantët e tij qëndrime dhe ideologji identike për hebrenjtë dhe kombin e tyre”, thekson Berisha. Sipas tij, me këto qëndrime, Ahmedinexhad dëshmon se ai dhe ideologjia e tij janë një kërcenim real madhor dhe në rritje për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe në mbarë botën.

“Deklaratat naziste e paranojake të Ahmedinexhad janë një thirrje e vërtetë për ndalimin me çdo kusht dhe mjet të programit nuklear të Iranit si një ndër rreziqet më madhore të paqes botërore sot", thuhet më tej.

Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmedinnexhat, e konsideroi regjimin e Izraelit si një kancer për botën. “Regjimi sionist është një kancer. Shumë shpejt vendet e rajonit do t’i japin fund pranisë së pushtuesve sionistë në tokën e Palestinës. Perëndimorët thonë se duan një Lindje të Mesme të re, por në rajonin tonë nuk do të ketë më gjurmë të sionistëve”, deklaroi një ditë më parë Ahmadinejad. Ai e përfundoi fjalimin me thirrjen: “Vdekje Izraelit dhe vdekje Amerikës”. /Start/

                                                                                             2012-08-19 08:57
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›