Balla akuzon Berishën: Prapë i solle zjarrvënësit te selia e PS-së

TIRANË, 24 tetor /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar në rrjetet sociale, ku ka akuzuar kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, për përfshirjen e personave që ai i cilëson si zjarrvënës pranë selisë së Partisë Socialiste.
Balla i drejtohet Berishës, duke thënë se prapë i solli zjarrvënësit tek selia e Partisë Socialiste, teksa thekson se është shumë i lexueshëm.
Në reagimin e tij, Balla ngre gjithashtu akuza për mbajtjen e sasive të benzinës në selinë e PD-së, të njohur si SHQUP, duke pretenduar se aty përgatiten molotovët.
“E ke mbushur SHQUP-in me qindra litra benzinë ku fabrikohen molotovët. TURP!”, përfundon reagimin e tij Balla.
/gj.m/r.e/