E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: “Studentët” në Universitetin e Dhunës


TIRANË, 24 tetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga protestuesit e mbledhur në selinë e Partisë Demokratike.

“”Studentët” në Universitetin e Dhunës. E shtunë, 24 tetor, ora 15:30″, shkruan kreu i qeverisë.

Ndërkohë, në Tiranë, protesta e nisur rreth orës 14:00 është përshkallëzuar, me incidente dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë.

Gjatë protestës, u hodhën gurë, molotovë dhe mjete piroteknike në drejtim të efektivëve të Policisë.

Protestuesit kanë marshuar përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në drejtim të sheshit “Skënderbej”, ku janë regjistruar përplasje dhe hedhje të vazhdueshme të fishekzjarreve, gurëve dhe molotvëve në drejtim të Policisë.

/gj.m/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›