Balla e Malaj lënë grevën e urisë, nisen drej Brukselit

Dy deputetë të Partisë Socialiste, përkatësisht Arben Malaj dhe Taulant Balla, do të lënë sot grevën e urisë.
Dy deputetët do të nisen për në Bruksel së bashku me delegacion pjesë e Komitetit Ndërministror për Stabilizim- Asociimin BE-Shqipëri.
Duket se deputetët e opozitës do të shkojnë në Bruksel për t'u ankuar tek eurodeputetët e PE-së. Megjithëse në përbërje të delegacionit ishte menduar edhe Ilir Beqja, ky i fundit i ka qëndruar besnik vendimit për të vijuar grevën e urisë.
Pas takimeve në Bruksel dhe Strasburg, Malaj dhe Balla do t'i rikthehen sërish grevës, nëse deri atëherë nuk ka përfunduar. Greva e deputetëve të opozitës ka nisur gjatë së premtes në darkë, ndërkohë që vijon ende, së bashku me 180 mbështetës së kësaj partie. Pranë tyre po qëndrojnë mjekë dhe ambulanca për t'iu ardhur në ndihmë në çdo rast gjendja e tyre shëndetësore.