E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia: PS të zhbllokojë bulevardin, s'ka leje

Drejtoria e Policisë së Tiranës i kërkon Partisë Socialiste të marrë masa për zhbllokimin e qarkullimit të automjeteve në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" para kryeministrisë në Tiranë.
Sipas burimeve zyrtare nga policia e kryeqytetit, Partia Socialiste kishte njoftuar vetëm për zhvillimin e një grumbullimi njerëzish në protestë dhe jo për bllokimin kapital të Bulevardit i cili përbën një nga "arteriet" kryesore të qarkullimit rrugor në Tiranë.
Po kështu, policia sqaron se mbrëmjen e djeshme ka shoqëruar dhe po heton për akuzën e prishjes së qetësisë publike dhe shkatërrim prone, të paktën 40 protestues të PS.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›