E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seseri: Qeveria gënjen për investimet e mëdha

Deputetja e PS-së Rudina Seseri ka deklaruar se qeveria po gënjen për investimet e mëdha që gjoja po bën.
Në një konferencë për shtyp Seseri theksoi se qeveria vuan nga sindroma e gjigandizmit ndërkohë që vendi është zhytur në një krizë ekonomike dhe politike.
Sipas saj deklaratat e kryeministrit se ka firmosur një marrëveshje me qeverinë italiane për ndërtimin e një centrali bërthamor hidhen poshtë pasi qeveria italiane ka firmosur një marrëveshje të tillë me Rusinë.
Ajo shtoi se të gjitha deklaratat e qeverisë për investime të mëdha nuk janë gjë tjetër veç mashtrime dhe pa asnjë ide për koston.
"Kjo qeveri është e paaftë dhe rri fshehur brenda kutive dhe vazhdon të besojë se ka arritur shumë dhe çdo vend tjetër duhet ta marrë si shembull theksoi Seseri duke shtuar se qeveria është e paaftë prandaj duhet të largohet .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›