Balla kritika analizës së Policisë
Por për deputetin e PS-së Taulant Balla analiza e Policisë së Shtetit ishte një përrallë e radhës e qeverisë. Sipas tij, në analizë nuk u dhanë aryet e sakta të mungesës së rezultateve. "Sot Sali Berisha dhe Lulzim Basha duhet të jepnin arsyet se pse mungesa e rezultateve konkrete dhe të prekshme në luftën kundër trafiqeve, krimit të organizuar, kontrollit të integruar të kufijve po mbajnë peng vendim-marrjen e Bashkimit", u shpreh ao.
Në një deklaratë për shtyp Balla kërkoi që Berisha të sqarojë lidhjen me elementë kriminale . "Partia Socialiste i kujton sot Sali Berishës se lufta kundër krimit të organizuar nuk duhet të ketë kompromise, ndërsa Sali Berisha duhet të sqarojë çdo lidhje me elementë kriminalë apo edhe të burgosur që morën lirinë në fushatën elektorale të qershorit dhe që u përdorën për të bërë presion dhe ndryshuar me forcë vullnetin e shqiptarëve", përfundoi ai.