Balla në rrugën “Adem Jashari” në Kamzë: Mbështetja shkon për ata që sjellin rezultate konkrete

TIRANË, 3 gusht /ATSH/ Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, Taulant Balla, së bashku me kryetarin e bashkisë Kamzë, Rakip Suli, zhvilluan një vizitë në një prej kantiereve të investimeve publike në Kamzë, ku u njohën nga afër me ecurinë e punimeve dhe zhvilluan bashkëbisedime me qytetarët e zonës.
Gjatë bisedave, një prej qytetarëve u shpreh se, megjithëse prej vitesh ka mbështetur Partinë Demokratike, ka zgjedhur të votojë Rakip Sulin, duke vlerësuar punën konkrete, investimet dhe shërbimin e ofruar për komunitetin.
Në fjalën e tij Balla theksoi se sot qytetarët vlerësojnë më shumë rezultatet dhe punën e bërë sesa ndarjet politike.
“Kur vjen fjala te puna, mbështetja shkon për ata që sjellin rezultate konkrete”, u shpreh Balla.
Balla nënvizoi se besimi i qytetarëve fitohet përmes punës së përditshme dhe angazhimit për të përmirësuar jetën e komuniteteve.
1 nga 4/gj.m/j.p/r.e/