Balla për aktet e dhunës në protestë: Janë grupi i zjarrit i Berishës

TIRANË, 14 tetor/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi sot lidhur me aktet e dhunës në protestën e studentëve para Ministrisë së Arsimit.
Balla ndau mesazhet e funksionarit të Partisë Demokratike, Aurel Bylykbashi, cili ka bërë thirrje për ndërprerjen e punës në fabrika, përmes grupeve të komunikimit të sipërmarrjeve private.
“Kudo është Saliu Shikojeni edhe tek grupet e komunikimit të sipërmarrjeve private. Funksionari i partisë së Saliut, Aurel Bylykbashi, bën thirrje për ndërprerje të punës në fabrika”, u shpreh Balla.
Po ashtu Balla ndau pamje nga aktet e dhunës në protestën e sotme, duke shtuar se “këta nuk janë studentë, pasi studentët e duan Shqipërinë, e duan atdheun nuk e djegin”.
“Janë grupi i zjarrit të Saliut. Shikojini deputetët e Saliut të gjithë aty me këlliça e kompani”, shtoi Balla.
/m.m/j.p/