E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla për pjesëmarrjen e opozitës në protestë: Udhëheqësit e “Shqipërisë së re” japin vendimet dhe konkluzionet


TIRANË, 22 qershor/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla komentoi sot protestën kundër investimit në Zvërnec, të cilës i janë bashkuar edhe përfaqësues të opozitës.

Balla ndau thirrjet në protestë të deputetit të PD-së, Belind Këlliçi, kryetarit të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, kreut të Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, si dhe kreut të Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori.

“Njihuni me udhëheqësit e ‘Shqipërisë e re’ të cilët shpallin vendimet, japin konkluzionet, marrin like-t”, u shpreh Balla krahas videos.

Balla siguroi se “PS ka Shqipërinë 2030 në BE të shqiptarëve të punës”.

/m.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›