E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Balla përkujton Masakrën e Mejës: Më e madhja gjatë Luftës në Kosovë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka përkujtuar Masakrën e Mejës. Në një postim në rrjete sociale Balla shkruan se  ekzekutimi masiv i 372 civilëve shqiptarë të Kosovës të kryer nga policia dhe ushtria serbe, konsiderohet si masakra më e madhja gjatë Luftës në Kosovë.

“27-28 Prill 1999 – Masakra e Mejës ishte ekzekutimi masiv i 372 civilëve shqiptarë të Kosovës të kryera nga policia dhe ushtria serbe. Ekzekutimet ndodhëm më 27 Prill 1999 në fshatin Meja, afër qytetit të Gjakovës. Burrat u tërhoqën nga kolonat e refugjatëve në një pikë kontrolli në Mejë dhe familjet e tyre u urdhëruan që të vazhdojnë rrugën në Shqipëri. Kjo masakër konsiderohet të ketë qenë më e madhja gjatë Luftës në Kosovë” shkruan Balla.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›