Balla takim me anëtarët e Parlamentit italian: Italia, mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryetari Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka zhvilluar me anëtarët e Parlamentit italian Francesca Gerardi dhe Manuel Vescovi.
Në një postim në Facebook Balla shkruan se u diskutua për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj politikës së zgjerimit të BE-së dhe në veçanti për rolin e saj pro-aktiv në përkrahjen dhe mbështetjen e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Balla vlerësoi vizitën e delegacionit italian si një vijueshmëri të marrëdhënieve të shkëlqyera midis institucioneve tona të cilat duhet të forcohen mes komisioneve parlamentare dhe Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Itali.
“Takim me anëtarët e Parlamentit italian Francesca Gerardi dhe Manuel Vescovi. E vlerësova vizitën e delegacionit italian si një vijueshmëri të marrëdhënieve të shkëlqyera midis institucioneve tona të cilat duhet të forcohen mes komisioneve parlamentare dhe Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Itali.
Diskutuam për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj politikës së zgjerimit të BE-së dhe në veçanti për rolin e saj pro-aktiv në përkrahjen dhe mbështetjen e anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, shkruan Balla.
/rtsh.al/