Balla takon ambasadorin bullgar Momchil Raytchevski: Forcojmë marrëdhëniet mes vendeve tona

Kreu i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Bullgarisë në Shqipëri, Momchil Raytchevski.
Në një postim në Facebook Balla bën të ditur se forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dypalëshe dhe Konferenca e Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian ishin temat kryesore të këtij takimi.
Po ashtu Balla shprehet se konteksti i ri gjeopolitik pas agresionit të pajustifikuar dhe të paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës sjell domosdoshmërinë e një politike të menjëhershme zgjerimi me Ballkanin Perëndimor.
“Prita sot në një takim Ambasadorin e Bullgarisë në Shqipëri, Momchil Raytchevski. Forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dypalëshe dhe Konferenca e Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian ishin temat kryesore të këtij takimi.
Konteksti i ri gjeopolitik pas agresionit të pajustifikuar dhe të paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës sjell domosdoshmërinë e një politike të menjëhershme zgjerimi me Ballkanin Perëndimor”, shkruan Balla.