Countryman mbërrin në Tiranë

Zëvendës ndihmës sekretari i shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroziatike, Thomas Countryman mbërrin në Tiranë.
Mësohet se ai do të mbaje një takim me zevendeskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinsto në orën 15.00.
Ndërkaq, një nder objektivat më kyçe mbeten zgjedhjet lokale për zgjidhjen e ngërçit politik si dhe roli i Prokurores së Përgjithshme në hetimin e ngjarjeve të 21 janarit.
Në vijim të turit katërditor, Zëvendës Sekretari i Shtetit James B. Steinberg mbërrin nesër në Shqipëri, në të cilën do të mbajë dhe një konferencë për shtyp në orën 12.45.