Azubalis: Jemi të gatshëm të ndërmjetësojmë

Në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Ministri i Jashtëm i Lituanisë Audronius Ažubalis, flet për situatën në Shqipëri.
Ai ka deklaruar se është i gatshëm për të negociuar dhe për të zgjidhur këtë krizë politike, e cila është krijuar mes maxhorancës dhe opozitës.
Ndërkaq, Azubalis ka deklaruar se me vullnet të plotë është i gatshëm që të ofrojë të gjithë mbështetjen e duhur, kjo në të mirë të dy palëve të cilët mbajnë qëndrimin e tyre strikt, drejt plotësimit të kushteve të parashtruara.
Lituania mban presidencen e radhes se OSBE-se.