Balla:Korrupsioni nëpër konsullata po prish imazhin e Shqipërisë

Akte e korrupsionit nëpër konsullatat tona po prishin imazhin e Shqipërisë përballë BE-së dhe NATO-s dhe po dëmtojnë përpjekjet tona për të integruar. Kështu është shprehur deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla në një konferencë për shtyp për shërbimet konsullore. Sipas Ballës abuzimet që bëhen në ambasadat tona tregojnë se Berisha po i rrjep shqiptarët pa mëshirë. "Basha ka mbushur ambasadat me militantë politikë dhe familjarë të kupolsë drejtuese të PD-së duke bërë kështu shoferët dhe rojet e konsullatave sekserë" shtoi Balla