E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina nis përgatitjet e ethshme për festimet e Vitit të Ri

Pekin, 17 janar 20:06 NOA – Kur të gjithë qytetarët e pjesës më të madhe të botës, sapo kanë dalë nga vala e festimeve të natës së ndërrimit të viteve, në Kinë po nisin ethshëm përgatitjet për festën e shumëpritur të Vitit të Ri.

Ndërsa pjesa tjetër e botës kremtoi më 1 janar festën, Rusia u nda nga ky gëzim i përvitshëm vetëm dy ditë më parë, kurse Kina, do të ndezë dritat e pemës tradicionale sonte, për të hedhur fishekzjarrët që lajmërojnë ardhjen e vitit të ri, më 26 janar.

Në fshatin kinez Janqing festimet po shoqërohen dhe me risi të veçanta. Në temperaturat disa gradë nën zero që ata po përjetojnë, kanë vendosur të kremtojnë ndërrimin e viteve duke i paraprirë edhe me atë që e kanë me qejf ta cilësojnë si festa e të ftohtit.

Për këtë, ata kanë celebruar nisjen e festivalit të skulpturave prej akulli. Të ndriçuara me ngjyra të ndryshme, këto vepra artistike prej uji të ngrirë përbëjnë dhe nisjen festimeve tradicionale të Vitit të ri kinez më 26 janar.

Festa e vitit të ri, është e ndryshme në zona të ndryshme. Nëse në Kinën 1.4 miliardë banorë festa avitet këto ditë, në Rusinë qindramilionëshe u festua vetëm para kësaj fundjave.

Kurse arabët, i referohen vitit të ri në pjesën e dytë të vitit të ri sipas Krishtit, që përdoret më shumë dhe njihet zyrtarisht në të gjithë botën.

a.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›