E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ballack, lojtari më i mirë gjerman

Nga Express më 22 dhjetor 2010 në ora 17:26

Fituesi i ‘Topit të Artë’ të Botërorit të fundit, Diego Forlan beson shumë te futbollisti i lënduar i Bayer Leverkusen, Michael Ballack.

Sipas përfaqësuesit uruguaian dhe lojtarit të Atletico Madridit, Ballack është lojtari më i mirë i Gjermanisë për momentin.

“Mendoj se lojtari më i mirë i Gjermanisë është i lënduar. Ai dhe Schweinsteiger do ta përbënin një mesfushë të fortë të gjermanëve”, deklaroi për Sport-Bild Forlan, sipas të cilit sulmuesi më i mirë gjerman i momentit është Miroslav Klose.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›