E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishet festa e Manchester City

Manchester City nuk arriti te përfitonte nga shume ndeshje te pezulluara për shkak te motit te keq për te kaluar i pari ne klasifikimin e përgjithshëm te Premier League. Skuadra e Mancinit pësoi një humbje shokuese ne shtëpi 1-2 përballë Evertonit ne takimin e vlefshëm për javën e 18-te, qe mendohej edhe si një përballje e lehte ne letër për vendasit. Një mbrëmje e erret për te zotet e shtëpisë te cilët e panë veten ne disavantazh qe ne minutën e katërt kur Tim Kehill ne një gjuajtje me koke zhbllokoi rezultatin. Australiani përsëri protagonist kur ne minutën e 19 shërbeu për Lejton Beins ne një aksion model i cili me pas dyfishoi shifrat e takimit. Ne disavantazh te dy golave Citzens nuk arritën te përfitojnë kur ne minutën e 60 kundërshtari ngeli me 10 lojtare pas daljes me dy kartonë te verdhe te Anichebe. Formacioni i teknikut Mancini edhe pse shtoi presionin arriti vetëm te ngushtonte diferencën kur Xhagielka shënoi një autogol ne portën e tij ne minutën e 72. Ky ishte dhe rezultati përfundimtar, një tjetër dështim përballë Everton qe për te katërtin vit radhazi largohet nga Mançesteri me fitore dhe për me tepër duke i prishur festen kësaj skuadre qe te kalonte ne vend te pare te klasifikimit te Premier League pas 81 vjetësh. I vetmi lajm i mire për tifozët vendas, paqja me Karlos Tevez i cili tashme ka tërhequr kërkesën për largim duke i shprehur besnikëri skuadres se Mancheter City. Pas kësaj fitoreje Everton i largohet edhe me shume fundit te tabelës duke u ngjitur tashme ne vendin e 13 se bashku me Stoke siti ne kuotën e 21 pikëve.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›