Ballafaqimi i fundit

Teatri i Gjilanit është shndërruar të premten në betejën e fundit ndërmjet kandidatit të PDK’së dhe atij të LDK’së për kreun e Komunës.
Beteja e fjalëve ndërmjet Qemail Mustafës së PDK’së dhe Fatmir Rexhepit të LDK’së është mbyllur të premten në mesnatë.
Edhe në ditën e fundit të fushatës elektorale për balotazhin e dytë, ata kërkuan votat e gjilanasve dhe nuk munguan as akuzat. Të dy kandidatët u mbështetën nga liderë politikë që erdhën nga Prishtina.
Mustafa dhe Rexhepi u shprehën të sigurt për fitore. Ata u bënë thirrje gjilanasve të dalin të dielën në votime dhe të vendosin se kush do t’i udhëheqë në katër vitet e ardhshme.
Fitorja e tretë
Kryetari i PDK’së, Hashim Thaçi ka kërkuar për herë të tretë votën e gjilanasve për Qemail Mustafën, duke premtuar realizmin e premtimeve të dhëna gjatë fushatës.
Ai është shprehur i sigurt në fitoren e kandidatit të PDK’së.
“Jam këtu bashkë më ju që t’ia urojmë për herë të tretë fitoren radhazi Qemail Mustafës. Ka fituar herën e parë, fitoi herën e dytë dhe jemi të bindur se do të fitojë edhe herën e tretë”, ka thënë Thaçi, para simpatizantëve të partisë.
“Gjilani nuk do të lejojë të dhunohet vullneti i qytetarëve. Gjilani do të votojë për demokracinë dhe për të ardhmen”, ka shtuar ai.
Kryetari i PDK’së ka thënë se të dielën gjilanasit do të ndjekin shembullin e Prizrenit dhe Lipjanit dhe do të rikonfirmojnë kryetarin aktual edhe për katër vitet e ardhshme.
Shefi i Qeverisë ka folur edhe për kandidatin nga LDK’ja, Fatmir Rexhepi.
“Ai nuk do ta pranojë as humbjen e tretë. Por, ju garantoj të gjithëve se raund të katërt nuk do të ketë”, ka shtuar ai.
Kandidati i PDK’së, Qemail Mustafa është shprehur i bindur se do të fitojë në përballjen e tretë.
“Vullneti qytetar do të përcaktojë përsëri fitoren tonë të tretë. Në Gjilan, demokracia ka fituar edhe herën e parë, edhe herën e dytë, dhe kjo do të ndodhë edhe herën e tretë”, ka thënë Mustafa
“Projekti i mirë dhe qëllimi i mirë përherë fiton. Dhe kjo është dëshmuar në dy raundet e kaluara”, ka shtuar ai.
Pjesë e zyrtarëve të PDK’së ishte edhe Nënkryetari i AKR’së, Ibrahim Makolli, i cili ka kërkuar votën për Qemail Mustafën.
“Qemail Mustafa do të jetë fitues dhe do të realizohet koncepti i koalicionit për Gjilanin”, ka thënë Makolli.
Përsërit akuzat
Kandidati i LDK’së për kryetar të Gjilanit, Fatmir Rexhepi, ka vazhduar me akuza në drejtim të Qeverisë qendrore dhe lokale për, siç tha ai, vjedhje të votave në raundin e dytë. “Betejën nuk e fituan regjisorët dhe autorët që manipuluan votën e 13 dhjetorit”, ka thënë Rexhepi.
Ai ka akuzuar PDK’në dhe Kryeministrin se e kanë vënë në shtetrrethim Komunën e Gjilanit për të manipuluar votën e qytetarëve.
“Ishte Hashimi me ministra, të cilët i vendosën çadrat dhe e rrethuan Gjilanin. Po e mbajnë në shtetrrethim - vetëm e vetëm për të shantazhuar, manipuluar dhe të marrin votën e qytetit të Gjilanit”, ka vazhduar me akuzën e tij.
Mirëpo, ai ka dhënë këshilla edhe për LDK’në.
“Porosia ime është për LDK’në që të kërkojë ndryshime në Qeveri dhe të vendosë për fatin e vendit tonë”, ka kërkuar ai.
Për t’i dhënë mbështetje Fatmir Rexhepit të LDK’së, dje në Gjilan ka zbritur edhe Ramush Haradinaj, pavarësisht se presidenti Fatmir Sejdiu ka hedhur poshtë ofertën e AAK’së për koalicion dhe zgjedhje të parakohshme. Lideri i Aleancës “harroi” përkohësisht rrugët e ndara të AAK’së dhe LDK’së.
“Besoj se Fatmir Rexhepi do të fitojë dhe do të nxjerrë një mësim të mirë për ata që kanë tentuar të ngufatin demokracinë”, ka thënë Haradinaj, i cili ka marrë duartrokitje të gjata të simpatizantëve të LDK’së.
“Njerëzit që kanë kërkuar votën për Qemail Mustafën janë objekt i drejtësisë. Kemi raportin e Departamentit të Shtetit, ku korrupsioni është bërë kancer i shtetit”, ka akuzuar ai.
Pas Haradinajt, në skenë ka dalë Shefi i Shtabit të LDK’së, Lutfi Haziri.
Për herë të parë, ai nuk ka bërë asnjë kritikë në drejtim të Qeverisë Thaçi, por ka hedhur shigjeta në drejtim të pushtetit lokal.
“Gjilani do të nxirret nga depresioni politik që ka ndodhur në dy vitet e fundit”, ka thënë ai.
“Zgjedhjet në Komunën e Gjilanit organizohen për herë të tretë të dielën, pasi nga balotazhi i mbajtur më 13 dhjetor nuk është shpallur asnjëri kandidatë fitues.
Pas dy muajsh shtyrje ndërmjet PDK’së dhe LDK’së, Gjykata Supreme kishte vendosur të përsëriten zgjedhjet nën dyshimin se kishte pasur manipulim të votave të gjilanasve.
Lobuesit
PDK’ja ka përmbyllur e para fushatën elektorale në kërkim të votave të gjilanasve për të votuar Qemail Mustafën më 14 mars. Në përkrahje të kandidatit të PDK’së, kishin ardhur nga Prishtina - Kryeministri Hashim Thaçi, zëvendësi i tij, Hajredin Kuçi, Ministri Zenun Pajaziti, Zëvendësministrja Vlora Çitaku dhe Nënkryetari i AKR’së, Ibrahim Makolli.
Ndërsa, LDK’ja ka përmbyllur fushatën vetëm një orë pas PDK’së. Në mbështetje të Fatmir Rexhepit ishin Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, Zëvendësministrja e Kulturës, Lirie Kajtazi, Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj, pastaj zyrtarët e lartë të kësaj partie, Ahmet Isufi, Burim Ramadani, Besnik Tahiri, etj.