Fushatë e ashpër
Rrjeti i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim”, në përmbyllje të fushatës elektorale njëjavore në Gjilan, vlerëson se përkundër një fushate të qetë, ka pasur edhe raste të përdorimit të një gjuhë të ashpër politike dhe fyese mes kandidatëve për kryetar të Gjilanit.
“Demokracia në Veprim” u ka bërë thirrje qytetarëve të Gjilanit me të drejtë vote, që të dalin sa më shumë më 14 mars në zgjedhjet e raundit të tretë në këtë komunë për ta zgjedhur kryetarin e tyre.
Nëpërmjet një komunikate për media, “Demokracia në Veprim” ka bërë të ditur se do të monitorojë edhe raundin e tretë të zgjedhjeve lokale që do të mbahet në Gjilan të dielën, duke angazhuar 169 vëzhgues, të cilët do t’i mbulojnë të gjitha vendvotimet, si dhe do të ketë disa ekipe lëvizëse të monitoruesve.
“Demokracia në Veprim” ka kërkuar nga aktorët e përfshirë në procesin zgjedhor që të angazhohen për një proces të drejtë dhe demokratik.
Qendra për komunikim me publikun e “Demokracisë në Veprim”, do të bartet në Gjilan, në hotelin “Luli”, afër qendrës së qytetit, ku me konferenca ditore do të informojnë publikun me rrjedhën e procesit zgjedhor.