Ballagat, kandidati i PD-së zgjidhet kryetar komune

Sërish në zgjedhje, por këtë herë në ato vendore dhe në një komunë. Kështu ditën e diel më 2 gusht u zhvillua procesi zgjedhor në komunën Ballagat të Fierit ku Partia Demokratike përfaqësohej nga Sherbet Sharka, dhe ajo soaciliste nga Neshat Sharka. Qendrat e votimit ne 8 fshatrat Ballagat, Gjuzaj, Gjyshaj, Garunjas, Manasufaj, Jazxhias, Matjan dhe Xibrrake nxorrën fitues kanditatin e PD-së, Serben Sharkaj. Në këto zgjedhje të pjesshme për kryetarin e komunës Ballagat, votuan gjithsej 1478 zgjedhës nga 2505 të thirrur për të zgjedhur kryetarin e kësaj komune. 1063 vota mori Sherbet Sharka, 395 Neshat Sharka dhe 20 fletë votimi u gjetën të pavlefshme.
Ndërkohë arsyeja e zhvillimit të këtyre zgjedhjeve ka qenë largimi nga posti i kryekomunarit, Fatos Sharka. Ish kryetari Sharka, ishte fitues ne zgjedhjet e 18 shkurtit 2007, por pati probleme që me konstituimin e këshillit komunal, i cili për shkak se kishte shkelur dispozitat ligjore, u padit ne gjykate në maj 2007. Pas maratonash seancash gjyqësore, Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Lushnjës që e dënon Fatos Sharkën me 2 muaj heqje lirie dhe 600000 leke gjobë. Në shkurt të këtij viti, pas vendimit të formës së prerë dhe dënimit të Fatos Sharkës, kryeministri e shkarkon nga detyra dhe presidenti Topi dekreton datën 2 gusht për zgjedhje të pjesshme.