Balle per balle per Fazllic

Ne Kuvend jane instaluar kamerat e te gjitha televizioneve, shumica e te cilave do te transmetojne drejtpersedrejti mocionin e debatit qe Partia Socialiste ka kerkuar me kryeministrin Sali Berisha, per ate qe opozita e cileson ne kerkesen e saj zyrtare lidhjet e kryeministrit me aktivitetin joligjor ne shqiperi te shtetesatit, Damir Fazllic.
Nje ceshtje qe eshte kthyer ne epiqendren e politikes shqiptare gati nje muaj me pare, kur u mesua lajmi per shoqerimin e Damir Fazllic nga policia e Sarajeves.
Seanca e sotme merr rendesi jo vetem se ky eshte mocioni i pare me debat qe realizohet me kryeministrin, pasi mocioni per progresraportin e 2007-es dhe ai i Gerdecit, nuk u realizuan asnjehere.
Seanca e sotme eshte e rendesishme sepse opozita ka ngritur strategjine e saj mbi 1200 faqe dokumentacioni, qe sipas burimeve nga opozita do t’i paraqese ne Kuvend ne 90 minutat qe ka ne dispozicion, dhe nepermjet te cilave, do te perpiqet te argumentoje ate qe prej nje muaji e ka cilesuar si kapje te shtetit nga miqte e kryeministrit.
Per mazhorancen, po ashtu, kjo seance eshte shume e rendesishme. Nuk dihet ende cila eshte strategjia me te cilen do te mbrohet kryeministri Berisha, por me heret, ai e e ka cilesuar kete seance si ora e se vertetes, duke paralajmeruar keshtu nje perballje te forte me opoziten.
Por, pavaresisht se nuk dihen ende argumentat e kryeministrit Berisha, ajo qe behet e ditur, paraprakisht eshte se mazhoranca do te perpiqet te beje paralelizem per trajtimin e njejte nga opozita si per ceshtjen Trebicka, ashtu edhe per ceshtjen Fazllic.
Seanca e sotme eshte edhe nje prove para elektoratit dhe faktorit nderkombetar, si per Partine Socialiste ashtu edhe per Partine Demokratike, te cilat duket se do te luajne fort perkatesisht edhe karten e korrupsionit apo antikorrupsionit, nje nga ceshtjet me te ndjeshme per institucionet nderkombetare, qe monitorojne cdo dite vendin dhe per shqiptaret qe gjykojne me vote qeverine dhe opoziten nje here ne kater vjet.