Topi: Nuk ka ndarje të Kosovës

"Kosova është njohur nga vendet më të rëndësishme të botës dhe pavarësia tashmë është e pakthyeshme", u shpreh Topi, në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun, Fatmir Sejdiu, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare dyditore në vendin tonë.
"Shqipëria dhe Kosova po ecin të sigurta drejt progresit. Tirana së shpejti do të jetë anëtare e NATO-s, ndërsa Prishtina pas 17 shkurtit ka vendosur shtetin e së drejtës, ka zbatuar ligje me parametra të demokracisë", u shpreh Topi.
Kreu shqiptar dhe ai kosovar, siguruan se ceshtjet e sigurise, bashkëpunimi ekonomik dhe marrëdhëniet reciproke janë në rrugën e duhur dhe do të kenë rezultate pozitive.
Bashkepunim ekonomik
Gjate konferences, Topi theksoi se zbatimi i projektit madhor qe lidh dy vendet, rruga Durrës-Kukës-Morinë është shumë i rëndësishem.
"Do të ishte e mirë që potencialet ekonomike të konsumohen brenda vendeve tona. Edhe pse konkurrenca mes vendeve të tjera është e lartë ne duhet t'i japim një suport edhe biznesit në të dy krahët e vendeve tona",u shpreh Topi, duke vënë në dukje rëndësinë e projektit gjigand Durrës-Kukës-Morinë.
Kreu shqiptar theksoi se situata e krijuar ne rajon e ne Kosove pas pavaresise, imponon nevojen e stimulimit te nevojes ekomomike.
"Marredheniet reciproke do te jene ne infrastrukture, bujqesi, ne turizem dhe ne sektorin universitar", u shpreh Topi.
Sejdiu nderohet me urdherin e larte
Presidenti Topi i akordon homologut, Fatmir Sejdiu urdherin "Gjergj Kastrioti Skenderbeu".
Ky titull iu dha kreut kosovar per kontributin ne fitoren e pavaresise se Kosoves.
Nga ana e tij, Sejdiu e falenderoi Topin per mbeshtetjen e Shqiperise ne gjithe keto vite.