Balli Kombetar Demokrat Kolegji Zgjedhor vendim i drejte dhe i pakontestueshem
Partia Balli Kombetar Demokrat vlerëson si të drejtë dhe të pakontestueshem vendimin e Kolegjit Zgjedhor, si i vetmi organ për të dhënë vullnetin kushtetues ne situatat post zgjedhore.
Përmes një deklarate për shtyp, kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, shprehet se "Partia Socialiste nuk mund të ketë rezerva për sistemin gjyqësor, sepse kishte mundësinë nëpermjet vullnetit politik, per ta reformuar kete sistem ne kohen qe eshte kerkuar nga mazhoranca e sotme dhe nga nderkombetaret".
Tashmë, pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, thuhet më tej në deklaratë, reagimi i PS-së është emocional. "Vendimi i gjykates tregon vijushmerine llogjike e ligjore dhe frymen e vendimeve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, per numerimin e çdo vote te qytetareve shqiptare", thekson deklarata.