E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita Boterore e Mjedisit fushate sensibilizuese per nje ambjent te paster

Në ditën botërore të mjedisit të rinjtë e kryeqytetit kanë nisur një fushtë të gjerë sensibilizuese për ë ndikuar tek moshatarët, por edhe tek më të rriturit, në mbajtjen pastër të ambientit dhe mjedisit natyror.

Të mbështetur nga Kryqi i Kuq Shqiptar dhe Instituti i Shëndetit Publik të rinjtë kanë demonstruar me veprime konkrete se cdo të thotë të mbash të pastër dhe të sigurtë territorin duke pastruar hapësrat e gjelbërta në Parkun e Liqenit nga mbetjet urbane.

Dita botërore e mjedisit e ka pikënisjen në 5 qeshor 1972 në Konferencën e parë të mjedisit të zhvilluar në Stockholm në të cilën Organizata e Kombeve të Bashkuara për herë të parë miratoi të ashtuquajturin ‘Manifest të mjedisit të njerëzimit’.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›