Balliu: Ndërkohë që Tirana paguan për inceneratorin, sërish është e mbytur në plehra

TIRANË, 3 shkurt /ATSH/ Koordinatori i rajonit të Tiranës, Klevis Balliu deklaroi sot se, “ndërkohë që Tirana paguan për inceneratorin që nuk e ka, sërish është e mbytur në plehra”.
Ai u shpreh se kompania Integrated Energy, ka bërë bilancin e vitit 2023, ku deklaron se ka fituar plot 7.4 mil euro.
“Këto kuota fitimi janë rekord, jo vetëm në Shqipëri, po në çdo vend”, theksoi ai.
Sipas kontratës, shtoi ai, “kosto për depozitim, në inceneratorin që nuk ekziston, është 29.05 euro për ton. Për këtë Bashkia Durrës paguan plot 2 milion euro në vit”.
Ai shtoi se “drejtësia e kapur bën sehir, ndërkohë që Tirana mbytet nga plehrat, në rrugë dhe në pushtet. Në mungesë të drejtësisë, është detyra e gjithsecilit të luftojmë të bashkuar për të shpëtuar vendin nga kthetrat e mafies se inceneratorëve”.
Baliu ftoi qytetarët që të bashkohen në protestën e opozitës më 8 shkurt ora 17:00 në Tiranë.
/a.f/